Sport

Kujdes spiunët rusë! Shërbimet sekrete angleze modifikojnë celularët e lojtarëve

Futbollistët e Anglisë kanë marrë dje leksione të mirëfillta mbi sigurinë e tyre nga personeli i shërbimeve sekrete angleze që i ka dhënë leksione pak orë para udhëtimit ne Rusi ku do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Skuadra u informua për detaje nga më të ndryshmet, përfshirë edhe si të fshehin gjëra nëpër dhomat e tyre në hotelin ku do të qëndrojnë.

Shërbimet sekrete fillimisht kishin menduar t’u jepnin celularë të përkohshëm futbollistëve, që t’i përdornin vetëm gjatë kohës së qëndrimit në Rusi.

Por më pas u vendos që ata të mbanin celularët e tyre dhe në to u instaluan disa aplikacione të veçanta të cilat do të fshihen më pas në momentin kur do të jenë përsëri në Angli.

Ata u këshilluan që të mos bënin blerje me llogaritë e tyre online, të evitonin në fakt që të futeshin në këto llogari që kishin gjatë qëndrimit në Rusi, pasi ekzistonte frika e vjedhjes së të dhënave.

Të gjithë celularët e lojtarëve janë kontrolluar nga ekspertët kundër krimit kibernetik në Angli para nisjes për në Rusi.

Ndërkohë, autoritetet angleze kanë paralajmëruar edhe tifozët të jenë të kujdesshëm në Rusi, ku të merrnin me vete sa më pak pajisje elektronike si dhe të evitonin futjen në rrjetet publike të internetit kur të ishin atje. (vipsport.al)

Leave a Reply

Back to top button