Sport

Kun Aguero thyen rekordin 78-vjeçar, shndërrohet golashënuesi më i mirë i Sitit

Sergio Aguerio është një ndër futbollistët më të mirë në botë,  ku që në fillim ka spikatur me talentin e tij. Argjentinasi që luan në Angli për Sitin ka arritur të thyej një rekord që për shumë vite me radhë askush nuk kishte arritur ta bënte. I kanë mjaftuan pak më shumë se 6 vite karrierë te Mançester Siti për të hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër.

Sergio Aguerro me finalizimin ndaj Napolit në Champions, tashmë numëron në total 178 gola me qytetarët, një më shumë se Erik Bruk. Rekordin që mbahej nga Bruk argjentinasi e barazoi ndaj Burnley-t, me 11-metërsh, për ta thyer më pas pikërisht në “San Paolo”. Në sezonin aktual Aguero ka realizuar 8 gola në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke rezultuar një nga pikat më të forta të formacionin të Pep Guardiolës.

Leave a Reply

Back to top button