Nuk ka pritur për të dhënë përgjigjen Jordania, pas vrasjes barbare nga ana e ISIS të Muad al-Kasaesbeh, piloti i kapur nga njerëzit e shtetit islamik në 25 dhjetor të vitit që kaloi. Në fakt është shpërndarë një video ku piloti digjet i gjallë nga njerëzit e ISIS dhe vdes i karbonizuar pas vuajtjeve të tmerrshme. Tani Jordania ka bërë të ditur se është gati që të urdhërojë ekzekutimin e Sajida Rishavit, gruaja irakene e akuzuar se ka kryer një atentat në Aman në vitin 2005, si dhe të dënuarve të tjerë xhihadistë.
Ndërkohë, mbreti jordanez Abdullah ka vendosur të ndërpresë vizitën e tij në SHBA për t’u rikthyer në atdhe. Sipas televizionit shtetëror jordanez, Muad al Kassaesbeh mendohet të jetë vrarë nga militantët e shtetit islamik që një muaj më parë, përpara negociatave të dështuara në Aman për një shkëmbim të burgosurish.
1 minute read