Bota

Kundërshtimi i Izraelit dhe ankthi i sunitëve. Ja si ndryshon skakiera e Lindjes së Mesme

Irani, Turqia dhe Izraeli mund të dalin si fuqi prej të cilave do të varen të gjithë lojërat, dhe ndoshta stabiliteti gjeopolitik i një rajoni që zien gjithnjë e më shumë. Marrëveshja ndërlikon ekuilibrat e rajonit dhe fuqitë arabe i druhen hegjemonisë iraniane. Tel Avivi thërret këshillin e mbrojtjes, ndërsa nga Arabia Saudite vjen deklarata: “Do të jetë i fortë reagimi ndaj marrëveshjes”

Screen Shot 2015-07-17 at 10.08.53

“Lindja e Mesme, sot është nëj vend më i rrezikshëm se sa dje”. Për Benjamin Netanjahun, nuk ka dyshime. Marrëveshja është “e keqe” dhe Izraeli, ka thënë kryeministri, “do të vazhdojë të bëjë atë që konsideron të domosdoshme, për t’u mbrojtur”. Analistët e Tel Avivit, madje edhe ata më kritikët ndaj marrëveshjes së arritur në Vienë, pranojnë që për momentin, qëllimi i kufizimit të projektit bërthamor iranian dhe vonimit të një kalimi të mundshëm nga përdorimi civil, në atë ushtarak, është arritur. Por nuk mjafton. Për sulm parandalues kundër instalimeve të Teheranit, nuk flitet më në korridoret e shërbimeve të fshehtë apo në bunkerin e madh të SHtabit të Përgjithshëm, pak kilometra larg plazhit të metropolit izraelit.

Megjithatë, Kryeministri do të përpiqet të bindë Kongresin amerikan për pasiguritë e tij. Më kryesoret i ka shprehur menjëherë duke folur me presidentin Obama. Marrëveshja, ka këmbëngulur ai, është një kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe pjesës tjetër të botës. Për më tepër që, për të pushuar sjelljen e tij agresive në rajon, përmes fundit të embargos, Irani do të “shpërblehet” me miliarda dollarë. “Ky shtip i financimeve do të fuqizojë terrorizmin iranian në të gjithë botën”, sipas kryeministrit, për të cilin ky ka qenë “një gabim me përmasa historike”.

AMERIKANET

Obama, sipas një riti tashmë të konsoliduar, ka përsëritur angazhimin e Amerikës për sigurinë e Izraelit. Marrëveshja “nuk do të pakësojë shqetësimin amerikan ndaj mbështetjes që Irani u jep grupeve terroriste dhe kërcënimeve ndaj Izraelit”, ka specifikuar presidenti, në përpjekjen për të bindur Netanjahun që të mos përpiqet të mobilizojë Kongresin amerikan për të penguar atë që shumëkush e ka konsideruar si suksesin më të madh diplomatik të Shtëpisë së Bardhë. Për profesorin Meir Litvak, profesor në Qendrën për Studime Iraniane në universitetin e Tel Avivit, është gabim të ndërhyhet tek Kongresi. Më shumë duhen bërë përpjekje për të “arritur marrëveshje me amerikanët, për të sqaruar se çfarë do të sillte një prishje e marrëveshjes nga ana e iranianëve, çfarë duhet të bëjnë dy vendet tanë në këtë rast, çfarë hapësire do i linin SHBA Izraelit në rast të shkeljeve të rënda, çfarë garancish të tjera mund të marrë Izraeli nga marrëveshja. Me fjalë të tjera: të përgatitemi për të ardhmen, jo të përpiqemi të ndryshojmë të shkuarën”.

E ARDHMJA

Netanjahu po punon pikërisht për të ardhmen. Ka mbledhur menjëherë Këshillin e Mbrojtjes për të studiuar lëvizjet e ardhshme. Ka gjasë që të ketë marrë disa ditë më herët, nga aleati amerikan, tekstin final të marëveshjes. Sekretari i Shtetit, Kerry dhe vetë Obama kishin premtuar se do ta mbanin Izraelin të informuar mbi zhvillimet e negociatave, edhe pse nuk e kanë respektuar gjithmonë kohën.

Mbi të gjitha në rajonin e Lindjes së Mesme, udhëheqja izraelite nuk është e izoluar në refuzimin total të marrëveshjes me Iranin. Një burim zyrtar saudit ka folur për “gabim të rëndë”. Nga ana e mbretërisë, ka pohuar ai, do të ketë “një reagim të fortë ndaj marrëveshjes”.

Nuk ka shkuar më tej në deklarata, por ndryshimi breznor në monarki po sjell ide të reja, si dhe mundësinë e aleancave të tjera strategjike. Disa herë gjatë vitit të fundit, irani është përpjekur të qetësojë fqinjët, mbi të gjitha Arabinë Saudite, por tensionet rajonalë janë përshkallëzuar dhe rezultojnë më të komplikuara, për shkak të forcimit të ISIS dhe luftës civile në Jemen.

Bërthamorja ishte dhe mbetet një element i rëndësishëm, por mund të thuhet disi skajor, krahasuar me përplasjen që po ndodh mes shiitëve dhe sunitëve. Në lojë është e ardhmja e Lindjes së Mesme. Dhe Riadi, ashtu si kryeqytete të tjerë arabë, i druhet mbi të gjitha pranimit nga perëndimi të ndikimit të IRanit.

Irani, Turqia dhe Izraeli mund të dalin si fuqi prej të cilave do të varen të gjithë lojërat, dhe ndoshta stabiliteti gjeopolitik i një rajoni që zien gjithnjë e më shumë. Regjimi i ri egjiptian, i zhytur në konflikt me forcat ekstremiste të Vëlazërisë Myslimane dhe ISIS, po ekzaminon tekstin e marrëveshjes, përpara se të shprehet. Ankaraja i ka dhënë mirëseardhjen marrëveshjes, duke pohuar se do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon. Ministri i Jashtëm turk ka ftuar Iranin që të luajë një rol konstruktiv, duke braktisur politikat sektare.

Il Messaggero – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button