Lifestyle

“Kur askush nuk ju komplimenton, atëherë komplimentoni veten”

Disa thënie frymëzuese nga Jay Shetty

Jay Shetty është një nga rrëfyesit më të mirë dhe autorët viralë. Ai ka mbi 1 miliard klikime dhe më shumë se 3 milionë ndjekës globalisht nga videot e tij frymëzuese që u lancuan në vitin 2016. Jay Shetty ka provuar shumë gjëra në jetën e tij në kërkim të përmbushjes së vetes. Ai ka provuar drogëra, shumë marrëdhënie të dështuara dhe në një kohë ka qenë edhe murg. Si murg, ai praktikoi meditim të thellë dhe udhëtoi nëpër botë duke i ndihmuar të tjerët. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet e tij më frymëzuese:

“Kur askush nuk ju komplimenton, atëherë komplimentoni veten. Nuk u takon njerëzve të tjerë që t’ju ​​inkurajojnë.  Ju takon juve. Inkurajimi duhet të vijë nga brenda”.

“Shtojani urinë shpërqendrimeve tuaja, ushqeni fokusin tuaj”.

“Mos lejoni që dikush të jetë një përparësi për ju, kur gjithçka që jeni për të është thjesht një opsion”.

“Mos kini frikë nga fillimet e reja, nga njerëzit e rinj, energjia e re, mjedisi i ri dhe sfidat e reja. Përqafoni shanse të reja për lumturi”.

“Nëse nuk sakrifikoni për atë që dëshironi, ajo që dëshironi bëhet sakrificë”.

“Mësimi më i mirë që kam mësuar në jetë erdhi nga ndjenja më e keqe që kam ndjerë ndonjëherë në jetë”.

“Shumë prej nesh përjetojnë dështime dhe sfida në jetën e përditshme. Përfundimisht, ne lodhemi mërzitemi, humbasim motivimin dhe ndalojmë së provuari. Ne fillojmë të besojmë se për shkak se kemi qenë të pasuksesshëm në të kaluarën, ajo barrierë ekziston akoma edhe për sipërmarrje të reja”.

“Dështimet janë dështime vetëm kur nuk mësojmë prej tyre, sepse kur mësojmë prej tyre bëhen mësime”.

“Ti je ende i ri dhe nuk duhet të kesh kuptuar ende gjithë jetën tënde. Mos u streso. Gjithçka do të funksionojë.  Me vitet do e kuptosh çfarë do realisht”.

“Po sikur Oprah të dëgjonte urryesit dhe dyshuesit e saj? Po sikur Steve Jobs të fillonte një punë të përditshme? Po sikur Rock të mos e kalonte kurrë depresionin? Po sikur Ellen të mos e kapërcente kurrë bullizmin? Imagjinoni një botë ku të gjithë të jetonin pasionet e tyre. Ne do të ishim njerëz më të mirë. Ne do të ishim partnerë më të mirë. Ne do të ishim prindër më të mirë”.

Back to top button
Close
Close