Bota

Kur çdo president është i paligjshëm

Për 4 presidenca të njëpasnjëshme, shumë amerikanë kanë këmbëngulur se një udhëheqës i paligjshëm ka pushtuar Shtëpinë e Bardhë, shkruan Andres Martinez në “Washington Post”. Kjo prirje destabilizuese filloi në vitin 1992, kur Bill Klintoni fitoi një garë tre-palëshe me 43 përqind të votave.

Republikanët këmbëngulën se Klintoni nuk kishte mandat për nismat e tij politike liberale, duke e sulmuar personalisht dhe e hetuar atë papushim, dhe kërkuan plot ngazëllim ta shkarkojnë gjatë mandatit të tij të dytë. Pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2000, të vendosura vetëm nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, demokratët nuk e pranuan Xhorxh Ë. Bushin si president legjitim, dhe urrejtja ndaj tij u thellua.

“Fitorja e bujshme” e Barak Obamës në vitin 2008, e qetësoi për një farë kohe debatin mbi legjitimitetin, por kritikët – përfshirë edhe ata të presidentit aktual – e akuzuan shpejt Obamën se ishte një mysliman i fshehtë i lindur në Kenia, dhe për këtë arsye një president mashtrues. Tani është presidenti Tramp që përndiqet nga sfidat ndaj vlefshmërisë së tij.

Kur përfundon e gjithë kjo? Nuk ka asgjë të keqe në kundërshtimin e presidentëve dhe politikave të tyre. “Por nxitimi i viteve të fundit për të delegjitimuar kundërshtarët, dhe quajtur ata jo-amerikanë, është në vetvete jo-amerikane”. Partizanizmi ekstrem na ka lënë me një sistem politik që është “i çliruar nga narrativat aspiratat, vlerat dhe gjithnjë e më shumë edhe fakteve të përbashkëta”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button