Bota

Kur do të jetë gati vaksina ndaj koronavirusit?

Pasi Organizata Botërore e Shëndetsisë e shpalli virurin e ri një pandemi, të gjithë shpresat janë drejtuar perspektivës së zbulimit të një vaksine, sepse vetëm një vaksinë shihet si shpresë për të parandaluar përhapjen e tij.

Rreth 35 ndërmarrje dhe institucione akademike po garojnë për të krijuar një vaksinë të tillë, të paktën katër prej të cilave tashmë kanë një provë se mund ta kenë gjetur vaksinën e duhur pas testimeve që kanë bërë tek kafshët sipas The Guardian

E para është  prodhuar nga firma bioteknike me bazë në Boston Moderna.

Kjo është arritur edhe për shkak të materialit gjenetik që kinezet arritën të mernin nga Sars-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19. Kina e ndau atë material në fillim të janarit, duke lejuar grupet kërkimore në të gjithë botën  të mbanin virusin e gjallë dhe të studionin se si ai pushton qelizat njerëzore dhe i bën njerëzit të sëmurë, shkruan abcnews.al

Megjithëse askush nuk e parashikoi dot që një tjetër sëmundje infektive që do të  kërcënonte globin do të shkaktohej nga një koronavirus,  pasi gripi përgjithësisht konsiderohej si rreziku më i madh pandemik .

“Shpejtësia me të cilën shkencëtarët kanë gjetur disa mundësi për të luftuar virusin është një shpresë pasi kjo tregon që shumë shpejt mund të kemi një vaksinë në treg,” thotë Richard Hatchett, CEO i OJF-ve me bazë në Oslo.

Koronaviruset kanë shkaktuar dy epidemi:– sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (Sars) në Kinë në 2002-04, dhe sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers), i cili filloi në Arabinë Saudite në vitin 2012.

Në të dyja rastet, shkencëtarët u përpoqën të gjenin vaksinën në luftën kundër epidemisë. Novavax me bazë në Maryland, do të ripërdorë  gjetjet  e Sars-CoV-2 dhe thotë se ka disa mundësi që vaksina të jetë gati këtë pranverë. Moderna, ndërkohë, po bën të njëjtën punë më disa alternativa  mbi punën e mëparshme të virusit Mers të kryer në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA në Bethesda, Maryland.

Sars-CoV-2 ka midis 80% dhe 90% të materialit të tij gjenetik të ngjashëm  me virusin që shkaktoi Sars.  Të dy përbëhen nga acidi ribonukleik (ARN) që ndodhen brenda një kapsule proteinike sferike të mbuluar me gjemba.

Këta gjemba mbyllen pasi arrijnë tek receptorët në sipërfaqen e qelizave që mbrojnë mushkëritë e njeriut dhe kështu virusi shpërthen  brenda në qelizë.

Pasi futet në mushkri virusi fillon të shumëfishohet duke shpërndarë qelizat e tij në të gjithë trupin e njeriut.

Të gjitha vaksinat funksionojnë sipas të njëjtit parim bazë. Ata paraqesin një pjesë ose të gjithë patogjenin ndaj sistemit imunitar të njeriut, zakonisht në formën e një injeksioni dhe në një dozë të ulët, duke nxitur sistemin imunitar të prodhojë antitrupa ndaj patogjenit. Antitrupat janë një lloj kujtese imune, e cila pasi është aktivizuar një herë, mund të mobilizohet shpejt nëse personi është i ekspozuar ndaj virusit.

Disa nga alternativat e vaksinave ndaj Covid-19 janë duke përdorur disa qasje të provuara dhe të testuara më parë por me teknologji më të re.

Një strategji më e re  është ajo që Novavax po përdor, për shembull  duke zhvilluar  një vaksinë “rekombinante”. Kjo përfshin nxjerrjen e kodit gjenetik  në sipërfaqen e Sars-CoV-2, e cila është pjesa e virusit që ka shumë të ngjarë të provokojë reagimin  imunitar tek njerëzit, dhe ngjitjen e tij në gjenomin e një bakteri – duke i detyruar këta mikroorganizma të nxjerrin sasi të mëdha të proteinave.

Qasje të tjera, madje edhe më të reja, anashkalojnë proteinën dhe ndërtojnë vaksina nga vetë materiali gjenetik. Ky është rasti për Moderna dhe një kompani tjetër në Boston, CureVac shkruan abcnews.al

CEP(Koalicioni për Inovacionet e gatishmërisë epidemike) ka financuar  katër projekte për vaksinën Covid-19, dhe javën e kaluar njoftoi gjithashtu për një projekt bashkëpunimi prej 4.4 milion dollarësh (3.4 milion £) me Novavax.

“Përvoja jonë me zhvillimin e vaksinave është se nuk mund të parashikojmë se ku do të hasim ndonjë pengesë,” thotë Hatchett.

Dhe pengesat janë tek provat klinike ose njerëzore.

Provat klinike, zakonisht zhvillohen në tre faza.

 E para, që përfshin vullnetarë të shëndetshëm, testimi i vaksinës dhe monitorimi i efekteve anësore.

E dyta, që përfshin  qindra njerëz, zakonisht në një pjesë të botës të prekur nga sëmundja dhe shikon se sa e efektshme është vaksina, dhe faza e tretë  bën të njëjtën gjë por testohet në mijëra njerëz.

Shqyrtimi është thelbësor, kjo është edhe arsyeja pse klinikat nuk mund të nxitohen. Miratimi mund të përshpejtohet nëse shkencëtarët  kanë aprovuar produkte të ngjashme më parë. Vaksina e gripit, për shembull, është produkt i një linje të shqyrtuar mirë, në të cilën vetëm një ose disa module duhet të azhurnohen çdo vit. Në të kundërt të saj, Sars-CoV-2 është një patogjen i ri tek njerëzit, dhe shumë prej teknologjive që përdoren për të ndërtuar vaksina janë relativisht të paprovuara ashtu  vaksina e bërë nga materiali gjenetik – ARN ose ADN – nuk është aprovuar deri më tani.

Kështu që alternativat e mundshme për vaksina ndaj Covid-19 duhet të trajtohen si vaksina të reja.

Një ilustrim i kësaj është një vaksinë që u prodhua në vitet 1960 kundër virusit syncytial të frymëmarrjes, një virus i zakonshëm që shkakton simptoma të ftohjes tek fëmijët. Në provat klinike, kjo vaksinë u konstatua se përkeqësonte më shumë gjendjen tek foshnjat. Një efekt i ngjashëm është vërejtur te kafshët duke përdorur një vaksinë të hershme eksperimentale të Sars. Kjo vaksinë mendohet të përdoret për virusin  e ri por duhet të testohet nën masa tëë forta sigurie për të parandaluar më shumë përhapjen e tij shkruan abcnews.al

Kështu  aprovimi për një vaksinë të tillë do kohë dhe pse Presidenti Trump krjoi  konfuzion kur, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në 2 Mars, ai deklaroi se një vaksinë do të jetë e gatshme në nëntor – një afat i pamundur.

“Ashtu si shumica e vaksinologëve, nuk mendoj se kjo vaksinë nuk do të jetë e gatshme para 18 muajsh,” thotë Annelies wilder-Smith, profesore e sëmundjeve infektive .

Ndërkohë, ekziston një problem tjetër madhor. Sapo të miratohet një vaksinë, do të jetë e nevojshme të prodhohet në sasi të madhe – dhe shumë prej organizatave në garën e vaksinave për  Covid-19 nuk kanë kapacitetin e nevojshëm të prodhimit.

Cepi dhe organizata të ngjashme do të jenë një ndihmë e madhe për gjetjen e vaksinës , duke i mbajtur edhe kompanitë e tjera të stimuluara për të zhvilluar vaksina të nevojshme.

Cepi planifikon të investojë në zhvillimin e një vaksine Covid-19 dhe rritjen e kapacitetit prodhues paralelisht, dhe në fillim të këtij muaji ajo bëri thirrje për 2bn dollarë për të ndihmuar në gjetjen e vaksinës.

Por nxjerrja e vaksinës duket se do të sjellë një tjetër problem.

Problemi qëndron tek fakti që vaksina duhet t’u bëhet të gjithë atyre që kanë nevojë. Kjo është një sfidë edhe brenda vendi dhe jashtë saj.

Në skenarin e një pandemie gripi, për shembull, Mbretëria e Bashkuar do të prioritizonte vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të kujdesit shoqëror, së bashku me ata që konsiderohen si në rrezik më të lartë mjekësor – përfshirë fëmijët dhe gratë shtatzëna. Por në një pandemi, vendet gjithashtu   konkurrojnë me njëra-tjetrën për ilaçe.

Për shkak se pandemitë kanë tendencë të godasin më shumë ato vende që kanë sistemet e kujdesit shëndetësor më të brishtë dhe të pafinancuara, ekziston një çekuilibër  midis nevojës dhe fuqisë blerëse kur bëhet fjalë për vaksinat shkruan abcnews.al

Gjatë pandemisë së gripit H1N1 2009, për shembull, vaksinat u morën nga kombet që mund t’i përballonin ato, duke i lënë menjëanë vendet më të varfra.

Por gjithashtu mund të ketë edhe një skenar tjetër ku, India – një furnizues i madh i vaksinave në botë  të vendosi që ato vaksina t’i përdori për njerëzit e saj dhe jo t’i eskportojë.

Por OBSH do të mbledhi qeveritë, fondacionet bamirëse dhe prodhuesit e vaksinave në mënyrë që të bien dakort për  një strategji të barabartë të shpërndarjes globale. Por çdo pandemi është e ndryshme, dhe asnjë vend nuk është i detyruar të bëjë marrëveshjet që OBSH propozon.

Ndërsa Seth Berkley, Drejtori i Përgjithshëm i Gavi, thekson se: “Çeshtja është, çfarë do të ndodhë në ato vende ku ka një emergjencë kombëtare?

Kjo është ende duke u diskutuar.

Pandemia, thotë Wilder-Smith, “me siguri do të ketë arritur kulmin dhe rënien përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë”. Një vaksinë mund të shpëtojë shumë jetë, veçanërisht nëse virusi do të jetë prezent ashtu – si gripi – dhe mund të ketë shpërthime të tjera, ndoshta sezonale.

Por deri atëherë, shpresa jonë më e mirë është që të parandalojmë sëmundjen sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu dëgjoni këshillën e artë: lani duart tuaja./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button