Horizonti.al

Kur të vjen fati (sidomos dy herë)… hapi derën. Si dhe disa çudi të tjera

Screen Shot 2016-08-22 at 06.28.48

Personi nga Dubai, Mohamed Basheer bleu një biletë llotarie përpara se të hipte në avionin e Emirates, i cili u rrëzua. Basheer i shpëtoi aksidentit dhe më pas fitoi llotarinë.

Rregulli i 2-minutëshit: Nëse shihni diçka që duhet bërë, dhe për ta bërë mjaftojnë dy minuta, atëherë bëjeni menjëherë, mos e shtyni!

Këshillë: Nëse mendoni se dikush po ju jep një numër të rremë, lexojani sërish numrin që ju dha, por këtë herë me një apo dy shifra gabim. Shihni nëse do ju korrigjojnë.

Njerëzit janë të vetmet krijesa mbi këtë Tokë që presin pemë, bëjnë letër prej tyre, dhe pastaj e përdorin letrën për të shkruajtur “Mos prisni pemët”.

Autobusët e shkollave në Amerikë janë të verdhë, sepse qeniet njerëzore e shohin të verdhën më shpejt se sa çdo ngjyrë tjetër, gjë që është e rëndësishme për të shmangur aksidentet.

Vjedhja e idesë së dikujt, pa e kuptuar që e ke bërë, quhet “kleptomnezi”.

Teksa ekzaminonte disa skanime të trurit, neurokirurgu Dr. James Fallon zbuloi se ai vetë është një psikopat. Teksa shihte një skanim të trurit të tij, por pa e ditur që ishte i tiji, ai tha: “Ndoshta është psikopat… dikush që mund të jetë rrezik për shoqërinë”

Ngjyrat e ngrohta, si e verdha, portokallia dhe e kuqja ju bëjnë të uritur – kjo është arsyeja përse shumë restorante fast food kanë ngjyrat të verdhë, portokalli dhe të kuqe. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button