MagazineMAIN

Kur vetëvrasjet kthehen në fotokopje!

Nga Lutfi Dervishi 

Më 1774, Gëte botoi novelën “Vuajtjet e djaloshit Vërter”. Heroi kryesor vret veten me pistoletë pas një dashurie të pamundur.

Qindra të rinj e imituan personazhin kryesor jo vetëm në veshje (pantallona të verdha, xhaketë blu) por tragjikisht edhe në duke vrarë veten. LIbri u ndalua në disa vende.

Autori ribotoi edhe një variant me “fund te lumtur”, por pa efekt. “Efekti Vërter” paralajmëron rritjen e vetëvrasjeve, duke imituar “modelin’ e publikuar.

Ka studime të shumta që flasin për ndërlidhjen mes publikimit të modelit të vetërasjes dhe rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Autori i famshëm S. King përshkruan në romanin e ti “Zemërimi” më 1977 një skenë ku një i krisur futet në shikollë dhe kryen vrasje. Skena është imituar në mënyrë tragjike për dekada me radhë në SHBA. Autori duke parë efektin imitues nuk e ka ribotuar më këtë roman.

Raportimi i ngjarjeve tragjike është tejet delikat. E kemi provuar vite më parë me rastin e vetëvrasjeve të disa fëmijëve, rastet e raportimeve të personave të dëshpëruar që ngjiten në majë të vinçit dhe kërcënonin me vetëvrasje dhe për të kthyer në ditët e sotme me pacientët të sëmurë me covid që vendosin t’i japin fund jetës.

Nëse do të vijojmë të raportojmë me detaje, nëse do të vijojmë të bëjmë emisione për këto raste tragjike, e sigurtë është që do të kemi raste të tjera “fotokopje”.

Nga mënyra se si raportojmë rastin tragjik mund të parandalojmë tragjedi, ose t’i shtojmë ato!

Leave a Reply

Back to top button