Grupet kurdë në opozitë me Bashar al-Assadin kanë braktisur bisedimet e Gjenevës për paqen në Siri. Vendimi u mor pasi Turqia dhe udhëheqës të tjerë të opozitës kanë folur hapur kundër mundësisë së përfshirjes edhe të kurdëve në proces. Një divergjencë që kurdët shpresojnë të kapërcehet. “Ne luftojmë për një Siri neutrale që i përket të gjithëve, dhe jo vetëm arabëve apo kurdëve, apo asirianëve. Ne duam një vend për të gjithë ne. Ne shpresojmë për të ardhmen edhe një vend laik, dhe kjo të shprehet në Kushtetutë”. /bota.al
Less than a minute