Goditjet statike janë sa misterioze, aq edhe të pakëndshme. Ajo që dimë është kjo:Ato ndodhin kur teprica e një ngarkese, qoftë pozitive apo negative, e krijuar në sipërfaqen e trupit tuaj, shkarkohet, kur prekni diçka duke ju lënë të neutralizuar. Përndryshe, ato mund të ndodhin kur elektriciteti statik krijohet mbi diçka tjetër – le të themi mbi dorezën e një dere – të cilën më pas e prekni.
Në këtë rast, ju jeni rruga e daljes së ngakesës së tepërt. Por pse e gjithë kjo ngarkesë? Kjo mbetet e paqartë. Shpjegimi tradicional, thotë se kur dy objekte takohen së bashku, fërkimi nxjerr jashtë atomeve elektronet e njërit prej objekteve, dhe ato pastaj zhvendosën tek objekti i dytë, duke e lënë të parin me një tepricë atomesh të ngarkuara pozitivisht, dhe i dhënë të dytit një tepricë elektronesh negative.
Të dyja objekte (le te themi flokët tuaj dhe një kapele leshi), do të jenë të ngarkuar me elektricitet statik. Por pse elektronet kalojnë nga një objekt në tjetrin, në vend se të lëvizin në të dyja drejtimet? Kjo dukuri nuk ka një shpjegim të kënaqshëm, dhe një studim nga studiuesi i Universitetit Veriperëndimor, Bartosh Gribovski gjeti arsye për të vënë në dyshim të gjithë skemën.
Siç është detajuar vitin e kaluar në revistën ”Science”, Gribovski zbuloi se pjesë të ngarkesave të tepërta negative dhe pozitive ekzistojnë tek objektet e ngarkuara statikisht. Ai gjithashtu ka zbuluar se të gjitha molekulat duket se zhvendoseshin ndëmjet objekteve teksa ato fërkohen së bashku, dhe jo vetëm elektronet. Ajo çka e gjeneron këtë mozaik ngarkesash dhe lëvizje materialesh ende duhet të përcaktohet, por qartazi shpjegimi i elektricitetit statik po ndryshon. /bota.al