Horizonti.al

KURIOZITETE / Përse “zërat” janë mashkullorë?

Screen Shot 2016-03-08 at 12.12.35Tek ata që vuajnë nga halucinacionet e dëgjimit, zonat e trurit që prodhojnë gjuhën gjenerojnë zëra të rremë që perceptohen sikur janë realë. Dhe në shumicën e rasteve (71%) bëhet fjalë për zëra mashkullorë. Sipas një studimi të universitetit të Sheffieldit, kjo ndodh sepse për trurin është më e ndërlikuar që të krijojë një zë të rremë femëror, që të rezultojë i mirëdëgjueshëm.

Në fakt, forma dhe dimensionet e kordave vokale dhe laringitit femëror bëjnë që gratë të lëshojnë një gamë më të shumëllojshme frekuencash zanore. Sipas të dhënave të King’s College Hospital të Londrës, 49 % e të shtruarve dëgjojnë zëra që vijnë nga jashtë, 38% nga brenda, pjesa tjetër nga të dy burimet. Mund të bëjnë komente, të japin urdhëra, të dialogojnë mes tyre./bota.al

Leave a Reply

Back to top button