Tradita e vendosjes së qirinjve mbi tortat e ditëlindjeve shkon prapa në kohëderi në kohën e Greqisë së lashtë, kur ishte e zakonshme përgatitja e ëmbëlsirave të bardha dhe të rrumbullaka me qirinj në krye për perëndeshën Artemis, hyjnia hënore. Qirinjtë përdoreshin për të rikrijuar dritën e hënës, dhe besohej se duke u ngjitur lart tymi i tyre mund të çonte tek perënditë lutjet dhe më pas t’i përmbushte ato. Për këtë arsye, sot kërkohet shprehja e një dëshire ndërsa u fryhet qirinjve mbi torte për tu shuar. Sot përdoren një numër i barabartë qirinjsh mbi tortë sa janë edhe vitet që mbushen, apo një qiri i vetëm që përfaqëson vlerën numerike të viteve. /bota.al
Less than a minute