Kantautorja australiane, Sia Furler, nxorri një foto nudo të vetes qëllimisht të martën.
Veprimi i guximshëm ishte përgjigja e këngëtares së famshme të “Chandelier”, për t’u përballur me një rrjedhje të fotografive nudo të saj.
Sipas yllit, dikush po përpiqej të shiste foto nudo të saj, kështu që ajo vendosi t’ua “plasë në dorë”.
Sia ka shkruajtur në Twitter: “Dikush me sa duket po përpiqet të shesë fotot e zhveshura të miat, tek fansat e mi”.
‘Kursejini paratë, ja ku e keni falas. Çdo ditë është Krishtlindje!’ Ka vazduar ajo, duke e mbyllur në mënyrë komike me emrin e albumit të saj të ardhshëm të Krishtlindjeve. / Bota.al