Bota

Kush do ta pasojë Vladimir Putinin? Tri skenarë

 

Është ende shumë herët të fillohet të spekulohet për liderin e ardhshëm rus pas Putinit apo vetë ky po hyn në këtë rrugë? Pas rreth 16 vjetësh në pushtet, ka pasur disa thashetheme të kohëve të fundit që tregojnë se kërkimi për pasuesi e Putinit aktualisht po ndodh


Nga Marsel van Herpen*

Kohët e fundit ka pasur spekulime në shtyp rreth një abdikimi të mundshëm nga dora e fortë e Rusisë, Vladimir Putin. Në dominim të politikës ruse për më shumë se 15 vjet, Putini po përballet me një realitet të vështirë. Një sondazh ekonomik i kohëve të fundit nga ana e Bloomberg tregon se politika ekonomike e Putinit vlerësohet me “F”, nota më e ulët e mundshme, prej 27 përqind të të anketuarve. Një 50 përqindësh tjetër e vlerësoi atë me dy notat më të ulëta. Thënia e famshme e Bill Clinton “it’s the economy, stupid”, të cilën ai e përdori për të shpjeguar fitoren e tij ndaj Presidentit George Bush të vjetrit, mund të jetë njëlloj e vlefshme për Putinin.

Megjithatë, kësaj radhe është e kundërta. Në një kohë kur nafta krudo Brent shitet me më pak se 30 dollarë fuçia dhe rubla ka humbur 50 përqind të vlerës së saj qysh nga aneksimi i Krimesë, popullsia ruse për ndeshet me varfërim gjithnjë e në rritje, që po ka një impakt negativ ne mirëqenien dhe shëndetin e saj.

Tri skenarë

Pavarësisht popullaritetit të tij të lartë, njeriu nuk mund ta përjashtojë mundësinë që pakënaqësia popullore do të rritet në reagim të rritjes së varfërisë dhe të çmimeve. Demonstrimet masive …

[real3dflipbook id=”1424″]

Leave a Reply

Back to top button