Bota

Kush e ka “butonin bërthamor më të madh”? Një renditje e vendeve që kanë 14.995 armë bërthamore, në të gjithë planetin

Në një mesazh urimi për Vitin e Ri, diktatori koreano-verior, Kim Jong –Un njoftoi se butonin bërthamor e kishte mbi tavolinë gjatë gjithë kohës. Pak orë më vonë Donald Trump replikoi në Twitter se edhe ai kishte një buton shumë më të madh dhe më të fuqishëm. Sipas një publikimi nga Washington Post gushtin e kaluar të bazuar në inteligjencën amerikane janë llogaritur 14 995 mijë armëve bërthamore në planet. Sipas informatave të kësaj inteligjence Kim Jong-Uni ka arritur të kryejë prova bërthamore deri më tani dhe ka 60 bomba atomike me një prodhim në rritje. Sipas specialistëve të Bulletin of the Atomic Scientists dhe Defense Intelligence Agency në Amerikë për gushtin e vitit 2017 ekzistojnë në botë 14 995 armë bërthamore të ndara mes 9 vendeve. Rusia është vendi me më shumë bomba atomike me një total prej 7000 të tilla, nga këto, 1.910 janë gati për t’u përdorur, 2700 janë tërhequr dhe janë në procesin e demontimit dhe 2390 nuk kanë përfundur akoma. Superfuqia amerikane ka rreth 6800 koka bërthamore nga të cilat 1800 janë gati për t’u përdorur. Franca numëron 300, Kina 270 (edhe pse nuk ekziston informacion sa prej tyre janë aktive), Mbretëria e Bashkuar 215, Pakistani 140, India 130, Izraeli 80 dhe në fund Koreja e Veriut me 60. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button