Kush e ka fajin për Donald Trumpin? – pyet Jim Lewis tek TheIntercept.com. Liberalët po fajësojnë Fox News-in dhe media të tjera të djathta, që kanë mbushur klasën punëtore të të bardhëve me zili klasore dhe pakënaqësi racore, si dhe Partinë Republikanë se nuk i ka bërë rezistencë një njeriu të urryer. Por kultura që e bëri fillimisht të famshëm Trumpin “nuk ishte ajo që shkon për gjah fundjavave”. Nuk ishte as edhe ndonjë fletëpalosje e Ku Klux Klanit, që na e solli fillimisht Donald Trumpin në vëmendjen tonë. “Ishin revista si Time, Esquire dhe Spy”.
Kush ia dha atij shfaqjen e vet televizive? Ishte NBC. “Rojtarët tanë kulturorë” kanë qenë tërësisht bashkëfajtorë në fushatën 30-vjecare të këtij njeriu, duke qeshur ironikisht me materializmin dhe seksizmin e tij, si dhe duke përfituar prej aftësisë së Trumpit për të shitur gazeta e libra, sid he për të rritur përqindjen e ndjekësve në tv.
Edhe kur Traumpi u bë shumë politik, dhe shfrynte se presidenti Obama ishte një mysliman i lindur në Kenia, “The Washington Post” e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë në darkën e gazetarëve. Sa dëfryese! A do të kish marrë të njëjtën ftesë ndokush tjetër, si për shembull David Duke? Jo. Por Trumpi nuk ishte një “qafëkuq”, kështu që elitat e përkëdhelën. Tani që loja ka dalë jashtë kontrolli, “le të kujtojmë se kush ndihmoi për krijimin e këtij monstre”. /bota.al