Enciklopedike

Kush e shpiku sistemin tonë të kohës?

Sistemi ynë i kohës është përshtatur gjatë mijëra viteve. Rreth 4 mijë vjet më parë, babilonasit në atë që sot është Iraku, futën kalendarin, i cili e ndante kohën në vite, muaj dhe javë. Babilonasit e bazonin kalendarin e tyre në lëvizjen e trupave të mëdha qiellore. Një vit ishte koha që i duhej Tokës të rrotullohej një herë përreth diellit, dhe një muaj ishte koha që i duhej Hënës të përfundonte një rrotullim përreth Tokës.

Babilonasit njihnin Diellin dhe gjashtë “planete” – Hënën, Marsin, Jupiterin, Mërkurin, Venusin dhe Saturnin. Ndonëse java nuk ka aspak të bëjë me fenomenet astronomike, shtatë “trupat qiellore” ndoshta ishin baza për javën me shtatë ditë.

Në Egjiptin e lashtë, dita ndahej në 12 orë duke përdorur orën diellore. 12-a është një numër shumë fleksibël për kohën, sepse ndryshe nga numri dhjetë, ajo mund të ndahet në të tretat, të katërtat, të gjashtat dhe të dymbëdhjetat./bota.al

Leave a Reply

Back to top button