Histori

Kush e vrau Ministrin e Jashtëm çek?

[Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze]

jan_masarykMinistri i Jashtëm çek Jan Masaryk u gjet i vdekur në oborrin e Pallatit “Cernin” të Pragës, në mëngjesin e 10 marsit 1948. Trupi shtrihej drejtpërdrejt nën dritaren e banesës së tij, kështu është arritur në përfundimin se Masaryk, 61-vjeçar, kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur drejt vdekjes.
Masaryk ishte i vetmi liberal i mbetur në qeveri kur komunistët erdhën në shkurt 1948. Ai kishte qenë i dëshpëruar në ditët para vdekjes së tij, duke u lloisur për gjendjen e vendit të tij. Sekretari i tij, Antonin Sum, besonte se Masaryk kishte sakrifikuar veten e tij për të protestuar kundër terrorit komunist. Megjithatë Masaryk nuk kishte lënë asnjë shënim për vetëvrasjen, që të sqaronte motivin e saj. Vetëm komunistët e autorizuar ishin lejuar t’i afrohen trupit para se t’i ekspozohej publikut. Edhe kërkesa e mjekut personal te Masaryk-së për të marrë pjesë në momentet pas vdekjes u refuzua. Një turmë prej qindra-mijërash shtyhej në funeralin e Masarykut, shumë prej tyre duke e menduar ate një viktimë të vrasjes së urdhëruar nga Stalini.
Masaryk, një njeri i rëndë, do të kishte rënë shumë më afër ndërtesës sikur të ishte hedhur ai. Trupi shtrihej më shumë se 2 metra larg, duke treguar se ai ishte fluturuar tej nga atentatore të panjohur. Masaryk gjithashtu ra në këmbë, sikur të ishte përpjekur për të shpëtuar veten nga rënia. Gjurmët e suvasë nën thonjtë e tij sugjerojnë se ai kishte mbërthyer gishtat në mur për të shpëtuar nga të hedhurit jashtë. Mjeku i policisë, i cili ka nxjerrë çertifikatën e vdekjes, u gjet vetë i vdekur disa javë më vonë, edhe ajo një vetëvrasje ne dukje.
Autoritetet ruse ende refuzojnë të sigurojnë materiale për të ndihmuar në identifikimin e vrasësit. Rasti “Jan Masaryk” mbetet një mister edhe sot e kësaj dite.

Leave a Reply

Back to top button