MAINPersonazhe

Kush është Entoni Blinken, Sekretari i ri amerikan i Shtetit në presidencën Bajden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden, emëroi të hënën ndihmësin e tij të vjetër, Entoni Blinken, si Sekretarin e Shtetit. Por kush është ai, dhe si do të jetë marrëdhënia e tij me Evropën? Ja çfarë duhet të dini mbi të:

Është evropianist, multilateralist dhe internacionalist

Lidhjet e Blinken me Evropën janë të vjetra, të thella dhe personale. Ai është një besimtar i thekur i aleancën transatlantike. “Bota është më e sigurt për popullin amerikan kur ne kemi miq, partnerë dhe aleatë”- tha Blinken vitin 2016.

Ai e ka përshkruar Evropën si një partnere jetike”,dhe i cilësoi si “budallallëk” planet e administratës Trump për të hequr trupat amerikane nga Gjermania. Për çdo çështje madhore të politikës së jashtme – terrorizmin, klimën, pandemitë, tregtinë, Kinën, marrëveshjen bërthamore të Iranit – ai ka një moto vetën: SHBA-ja duhet të bashkëpunojë me aleatët e saj dhe brenda traktateve dhe organizatave ndërkombëtare.

Është frankofon

Blinken e flet shumë mirë frëngjishten. Shefi i ardhshëm i diplomacisë amerikane u transferua në Paris fëmijë, kur prindërit e tij u divorcuan dhe kur nëna e tij, Xhudit, u martua me avokatin Samuel Pizar,një i mbijetuar i Holokaustit.

Blinken ndoqi École Jeannine Manuel, një shkollë dygjuhëshe në Paris. Gjysmë-motra e tij, Leah Pizar, tani jeton në Nju Jork, ka një shtëpi në Francë dhe drejton bordin e Projektit Aladin, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Paris që promovon dialogun multikulturor.

Ka punuar 6 vjet në Senatin Amerikan

Blinken punoi 6 vite në Senat, si një nga ndihmësit kryesorë të Bajden. Ai nisi punë atyvitin2002 si drejtor i stafit demokrat Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ato vite i garantuan Blinken lidhje të forta me këshilltarët e tjerë të afërt të Bajden që punuan në Senat.

Shërbimi publik si një “biznes familjar”

Shërbimi qeveritar është biznesi i familjes Blinken. Ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Eva Rajan vitin 1995 kur ai punon në Shtëpinë e Bardhë si shkrues i fjalimeve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ajo ishte një planifikuese e axhendës për Zonjën e Parë Hilari Klinton.

Rajan punoi për Klinton gjatë fushatës së saj për Senat, dhe më vonë punoi për Bajden kur ai ishte zëvendëspresident, si ndihmëse për çështjet ndërqeveritare dhe gjatëviteve20132017, si ndihmëssekretare e Shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore.

Rrënjë hebraike, ndërgjegje evropiane

Blinken lindi nga prindër hebrenj dhe njerku i tij i ndjerë, Samuel Pizar, ishte një i mbijetuar i Holokaustit që shkroi dhe një libër me kujtime. Në një intervistë të vitit 2013 për “The Washington Post, Pizar, do të bëhej një avokat më famë ndërkombëtare dhe një njeri ibesuar i presidentëve francezë, tregoi se si Blinken kur ishte adoleshent i kishte kërkuar t’ifliste për përvojat e tij gjatë luftës. Ai donte të dinte atë që më kishte ndodhur kur isha në moshën e tij dhe mendoj se i bëri përshtypje, i dha atij një dimension tjetër, një këndvështrim tjetër mbi botën. Dhe kur ai shqetësohet sot për gazin helmues që përdoret në Siri, ai mendon në mënyrë thuajse të pashmangshme për gazin me të cilin u eliminua e gjithë familja ime.

Një intervencionist i bindur

Në postet që pati nën presidencën Obama dhe si zëvendës sekretar i shtetit, Blinken mbrojtiidenë e një përfshirjeje më të fuqishme të SHBA-së në konfliktin në Siri, dhe u ftoh me shefin e tij, Bajden, pasi kërkonte një ndërhyrje armatosur në Libi. Ai vazhdon të besojë se diplomacia duhet të plotësohet nga parandalimi”, dhe se “forca mund të jetë një suplement idomosdoshëm i diplomacisë efektive.

I bie kitarës dhe luan futboll

Blinken luan në kitarë kryesisht bluz dhe rok. Kur ishte më i ri luante ndonjëherë në koncerte xhazi. Vite më parë, ai luante çdo të diel futboll në Uashington me disa nga miqtë e tij më të ngushtë në politikën e jashtme, përfshirë kongresmenin Tom Malinovski, zyrtarët Robert Mallej, Filip Gordon dhe të tjerë. / Politico.eu – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button