Njeriu më i keq i Amerikës, Martin Shkreli, krahasuar me të cilit Jordan Belfort, Ujku i Wall Street i interpretuar nga Leonardo di Caprio, duket si shenjtor, është arrestuar dje në mëngjes nga autoritetet federale për mashtrim ndaj kompanisë së vjetër të tij, asaj farmaceutike Retrophin, që e akuzon se ka përdorur llogaritë e kompanisë si një lloj bankomati. Por nuk është për këtë që 32 vjeçari Shkreli, bir i dy emigrantëve shqiptarë, e ka merituar titullin e biznesmenit më politikisht jokorrekt të Amerikës, i vendosur që të bëjë para me të sëmurët më fatkeqë…