Covid19

Kush është më i prekur nga ndalimi i Haxhit prej koronavirusit?

Arabia Saudite nuk do të lejojë vizitorët e huaj të bëjnë shtegtimin vjetor islam, ose haxhin, këtë vit për shkak të rrezikut të koronavirusit. Pra, kush ka të ngjarë të preket më shumë?

Njerëzit zakonisht vijnë nga e gjithë bota për të vizituar Mekën. Por këtë vit, autoritetet saudite thonë se të vetmit pelegrinë jo-sauditë që mund të marrin pjesë janë ata që banojnë përherë në Mbretëri.

Në vitin 2019, në Haxh kishte gjithsej 2.49 milion haxhilerë nga të cilët 1.8 milion ishin vizitorë ndërkombëtarë, sipas statistikave zyrtare saudite.

Dhe të dhënat tregojnë se numri i pelegrinëve që vijnë nga vendet jo arabe në Afrikë dhe Azi është rritur në vitet e fundit.
Secilit vend zakonisht i ndahet një kuotë specifike për Haxhin, bazuar në madhësinë e popullsisë së tij myslimane, me Indonezinë që ka numrin më të madh, e ndjekur nga Pakistani, India, Bangladeshi, Nigeria dhe Egjipti.

Këto vende kanë parë të gjitha rritje të rasteve të koronavirusit gjatë majit dhe fillimit të qershorit, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Në veçanti India, Pakistani dhe Bangladeshi raportojnë çdo ditë raste të reja.

 

 

Leave a Reply

Back to top button