Enciklopedike

Kush ishte prapa Maskës së Hekurt?

Ndoshta një i panjohur i famshëm. I burgosuri pa emër i mbajtur në Bastijë nga viti 1698, gjatë sundimit të Mbretit Diell (Luigji XIV), ishte jo vetëm një person i rëndësishëm, por edhe nuk mbante aspak një maskë të hekurt. Maska që mbulon fytyrën e tij ishte kadife në fakt, dhe e fiksuar me metal. Mbikëqyrësi i tij, Bénigne d’Auvergne de Saint- Mars, ndoshta e detyroi atë që të mbante maskë, për ta bërë atë të duket sikur kishte nën kontroll një person të rëndësishëm e të famshëm. Një ide e shkëlqyer, pasi ishte në sajë të atij të burgosuri misterioz, që Saint-Mars bëri karrierë, deri sa arriti të bëhet guvernator i Bastijës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button