Shendeti

Kush janë 6 ushqimet, që janë vërtetuar se ndihmojnë në reduktimin e ankthit

Çrregullimet e ankthit janë ndër sëmundjet më të përhapura të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara, por jo vetëm. Sipas Aleancës Kombëtare për Sëmundjet Mendore, ato prekin 40 milionë të rritur mbi moshën 18 vjeç, Çrregullimet e ankthit përfshijnë fobitë, ankthin e përgjithësuar dhe ankthin social.

Por të gjitha çrregullimet e ankthit kanë një gjë të përbashkët:frikën e vazhdueshme dhe tëtepruar, apo shqetësim në situata që në fakt nuk janë kërcënuese. Ndjenjat e vazhdueshme të tensionit, shqetësimit dhe nervozizmit, mund të ndërhyjnë seriozisht në jetën e përditshme.

Sipas një studimi nga fondacioni Kaiser Family, shkalla e ankthit dhe depresionit, të cilat shpesh shoqërojnë njëra-tjetra, u 3-fishuan gjatë pandemisë së Covid-19.

Trajtimi tradicional është mjekimi me ilaçe. Por për të reduktuar ankthin, ekzistojnë disa strategji natyrale. Ushtrimet dhe teknikat e frymëmarrjes ndihmojnë jo pak. Por ju mund të konsumoni edhe më shumë ushqime që stimulojnë trurin, dhe që janë provuar se e lehtësojnë ankthin. Ja cilat janë 6 prej tyre:

1. Salmoni

Ky peshk i yndyrshëm është i pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe vitaminën D, të cilat ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve qetësues si dopamina dhe serotonina. Ekspertët thonë se acidet yndyrore që përmban salmoni, EPA dhe DHA, lidhen me një shkallë më të ulët të ankthit.

Këto acide yndyrore funksionojnë duke reduktuar inflamacionin, dhe duke parandaluar mosfunksionimin e qelizave të trurit, diçka e zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga ankthi. Ndërkohë, vitamina D është treguar efektive në reduktimin e ankthit dhe simptomave depresive.

2. Kamomili

Kjo bimë barishtore ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lidhur me ankthin. Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që pinin ekstrakte të kamomilit, kishin një reduktim të ndjeshëm të simptomave të ankthit.

3. Shafrani i Indisë

Përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë vijnë kryesisht nga kurkumina, një kimikat që gjendet në kërcellin e rrënjës së kësaj bime. Studimet mbi kurkuminën, kanë zbuluar se ajo mund të ndikojë në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, kimikate të trurit që kontrollojnë humorin dhe sjelljen e njerëzve. Po ashtu kurkumina mund të shkaktojë ndryshime të dobishme në pjesët e trurit tuaj,reagojnë ndaj stresit, dhe që mbrojnë nga dëmtimi istrukturave që prodhojnë energji në qelizat e trurit.

4. Çaji jeshil

Kjo pije e njohur përmban L-theanine, një aminoacid që besohet se ka efekte pozitive në shëndetin e trurit, duke e reduktuar ankthin. Çaji jeshil përmban edhe Epigallocatechin ose ECGC, një antioksidantforcon shëndetin e trurit.

5. Kosi

Sipas disa studimeve, probiotikët që gjenden tek disa lloje kosi mund të përmirësojnë mirëqenien tuaj, përfshirë edhe shëndetin tuaj mendor. Në një studim, u vu re se individët që vuanin nga ankthi, ishin më të aftë në përballimin e stresit kur konsumonin kos të pasur me probiotikë.

6. Çokollata e zezë

Përmban flavanole si epikatekina dhe katekina. Këto përbërës bimore veprojnë si antioksidantë, dhe të kenë efekte neuroprotektive. Thuhet se flavanolet e shtojnë fluksin e gjakut në tru dhe e përmirësojnë rrugët e sinjalizimit midis qelizave. Një studim me 13.626 pjesëmarrës, zbuloi se njerëzit që konsumonin çokollatë të zezë, kishin simptoma depresiveshumë më të pakta në krahasim me ata që hanin më rrallë çokollatën eë zezë. Gjithsesi për shkak se përmban shumë kalori, është mirë që çokollata e zezë të konsumohet në mënyrë të moderuar. / newsmax – bota.al

Back to top button