Letersi

“Kush preku fundin e detit”. Poezia plot ndjenjë nga Ali Podrimja

Bukuria nuk është bukuri
Nëse nuk e ka shëmtinë e vet
E kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.

Vdekja secilit i takon.
Bari rritet e harrimi na arrin
Se kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.

Mjaft kurrë nuk është një kohë
Të lindësh, të jetosh
Dhe të vdesësh.

Është një det në jetën tonë
Ku lypsen thellësi e vite drite
Të biesh në fund të një shpirti.

T’ia zbulosh vetëveten botës, njerëzve
Po kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.

Leave a Reply

Back to top button