Rreth 4 000 ushtarë amerikanë janë në pritje prej ditësh për të mbërritur në bazën ushtarake Camp Arifjan në Kuvajt, në atë që media lokale e konsideron si avangardën e forcave tokësore perëndimore kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Irak. Sipas gazetës së përditshme kuvajtiane ”Al Khalij”, 4 000 mijë ushtarët amerikanë, të cilët vijnë nga baza ushtarake Fort Carson në Kolorado do të dislokohen në bazën Camp Arifjan, në jug të shtetit të vogël të Gjirit, fqinj me Irakun. Ndërkohë, Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit (CCG) dënoi me forcë vrasjen e 21 të krishterëve egjiptianë në Libi nga ana e ISIS-it duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë forcat në luftën kundër Shtetit Islamik. Në CCG bëjnë pjesë Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Katari dhe Bahreini
1 minute read