Personazhe

Ky çiklist theu një rekord të pabesueshëm

Një çiklist irlandez sapo ka shënuar rekordin e ri botëror pasi ka përfunduar një udhëtim pa ndërprerje.

Një 58 vjeçar i quajtur  Joe Barr, përfundoi ciklin epik në 48 orë dhe 40 minuta gjatë udhëtimit të tij. Çiklistët e Donegalit thanë se ai do të pushojë për një kohë pas përfundimit të rrugës Malin-Mizen-Malin prej 735 kilometrash.

Koha e tij duhet të verifikohet nga Shoqata e Çiklizmit UltraMarathon. Është 21 minuta më e shpejtë se koha e mëparshme e rekordit. “Rruga – nga pika më veriore e Irlandës në pjesën më jugore të saj dhe kthimi sërish pas -më paraqiti një numër sfidash”, tha ai.

Ish garuesi profesionist tha në një moment se ai nuk mendonte se do ta shihte vijën e finishit. “Unë kam shumë eksperiencë në atë që bëj, por më duhet ta pranoj faktin se në një moment vërtetë mendova se nuk ishte e mundur” – tha ai BBC News”.

Është pak a shumë si vetë jeta, dritarja e mundësisë do të hapet vetëm nëse vazhdon të ecësh përpara”. “Më shumë se 25 orë nga rruga i peërshkoi natën. Moti ekstrem i Irlandës , duke përfshirë shiun dhe breshërin, më paraqiti sfidat e veta” tha çiklisti. “Jam shumë i lodhur dhe pres që të pushoj për disa javë, por gjithsesi jam mirë”,u shpreh Barr.

Barr tani është në gjendje të plotë të rimëkëmbjes pas udhëtimit rraskapitës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button