Bota

Ky është mesazhi që publikoi “Anonymous”, një natë para blackout-it në Bursën e Nju Jorkut

Screen Shot 2015-07-09 at 10.58.58Një natë përpara se Bursa e Nju Jorkut të pezullonte përkohësisht tregtimin për shkak të një “problemi të brendshëm teknik”, grupi i famshëm i hacker-ave Anonymous, publikoi një mesazh për Wall Street-in në Twitter: “Pyesim veten nëse e nesërmja do të jetë e keqe për Wall Street-in… të shpresojmë”, thuhej në mesazhin e publikuar të enjten në orën 11:45 të mbrëmjes”.

Bursa e Nju Jorkut bëri të ditur se kish pësuar një problem teknik të mërkurën pasdite dhe tha se nuk ishte rezultat i një shkeljeje kibernetike. Si Departamenti i Sigurisë së Brendshme, edhe Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se nuk kishte ndonjë tregues të faktorëve keqdashës. “Ne po përjetojmë një problem teknik dhe po punojmë ta zgjidhim sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha në një deklaratë Bursa e Nju Jorkut. “Po bëjmë të pamundurën për të arritur në një zgjidhje të shpejtë dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sa më shpejt që të mundemi”.

“Problemi që kemi është një problem teknik i brendshëm, i cili nuk është rezultat i një shkeljeje kibernetike”, thuhej në deklaratë. “Ne zgjodhëm të pezullojmë tregtimin në Bursën e Nju Jorkut për të shmangur problemet që do të dilnin prej problemit tonë teknik”. /Bota.al

Screen Shot 2015-07-09 at 10.59.06

Leave a Reply

Back to top button