Horizonti.al

Ky është modeli më i lashtë i kupës qiellore

Screen Shot 2016-05-12 at 11.46.13

Ky është modeli më i lashtë i kupës qiellore që njihet. Sipas ekspertëve, kjo fletë bronxi – quajtur Disku i Nebrës, nga emri i qytezës gjermane pranë të cilës u gjet – është skalitur rreth vitit 1600 para Krishtit.

Në të paraqitet Dielli, hëna dhe yjet, dhe disa arkeologë mendojnë se është një lloj “kalendari astronomik” i lëvizshëm: dy vijat e harkuara në skaje, në fakt tregojnë rrugëtimin që bën dielli në lartësinë që i korrespondon qytetit të Nebrës, mes verës dhe dimrit. Lart në të djathtë mes hënës dhe diellit, shtatë “pllakëzat” sipas disa ekspertëve, përbëjnë Plejadat.

Por jo të gjithë e mbështesin këtë interpretim. Përkundrazi, disa studiues vënë në dyshim vërtetësinë e zbulimit, që u bë nga dy gjuetarë varresh në verën e vitit 1999. / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close