Bota

Ky njeri punon në qendrën e uraganëve dhe ajo që thotë për Irman është e frikshme

Vetëm pak ditë pasi Uragani Harvey derdhi reshje rekord në Hjuston, Teksas dhe në zonën përreth – duke dëmtuar dhjetëra mijëra shtëpi dhe duke marrë së paku 60 jetë – sytë po kthehen nga Uragani Irma.

Stuhia po ecën mbi Atlantik drejt Floridës dhe sipas NASA-s: Irma është një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme e kategorisë 5 në shkallën e erës së uraganëve, Saffir-Simpson.

Disa luhatje në intensitet janë të mundshme gjatë ditëve të ardhshme, por Irma parashikohet të mbetet një kategori e fuqishme stuhie, 4 ose 5. Ajo është e lidhur me stuhinë e dytë më të fuqishme, që është vëzhguar ndonjëherë në Atlantik. Taylor Trogdon është një shkencëtar i rëndësishëm në Qendrën Kombëtare të Uraganëve, dhe ai ka shkruar në Tuiter, një postim të frikshëm në lidhje me situatën:

“Më kanë humbur krejt fjalët, duke parë pamjet satelitore të Uraganit Irma”.

Postimi i tij është bërë menjëherë viral dhe është ripostuar nga mijëra njerëz. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button