Testet mbeten ndër gjërat më impenjative që vendosin në provë limitet dhe aftësitë tona. Përmirësimi i vazhdueshëm, të kuptuarit e dobësive dhe testimi i nivelit të inteligjencës duhet të mbeten ndër prioritetet e gjithsecilit nga ne. Mirëpo, edhe pse e dimë këtë gjë, prapë “i urrejmë” testet e shkollës, të cilat duket se testojnë njohuritë tona, por neve nuk na pëlqen të na vendosin në një shkallë krahasimi me të tjerët lidhur me inteligjencën tonë. E ndiejmë këtë si një formë diskriminimi, ndaj ne ju sjellim një test të thjeshtë dhe zgjidhjen që mendoni, nuk keni pse e ndani me të tjerët. Po flasim për një test personaliteti.
Testet e personalitetit mund të na lejojnë të kuptojmë më mirë disa aspekte të personalitetit tonë, si dhe të asaj që ne jemi në përgjithësi. Ajo që është e rëndësishme të kuptohet, është se rezultatet e këtyre testeve mund të ndryshojnë vazhdimisht, sepse edhe karakteri ynë është në ndryshim të vazhdueshëm në raport me kohën. Mirëpo ne i mbetemi besnikë idesë se bazat e një personaliteti mbeten po njësoj. Thjesht mund të shtohen disa cilësi, ose të hiqen disa, por baza e personalitetit mbetet e njëjtë.
Ju ftojmë të shihni imazhin. Njëra nga të dy gratë është nëna e djalit, ndërkohë që tjetra nuk është. Nuk ka limit kohe. Mund ta shihni sa herë të doni foton dhe të përgjigjeni vetëm atëherë, kur të ndiheni të sigurtë. Kur të keni menduar për përgjigjen, shihni më poshtë lidhur me disa nga karakteristikat e personalitetit tuaj, lidhur me përgjigjen që menduat.
Nëse keni arritur në përfundimin se nëna e djalit është gruaja me numrin 2, atëherë me shumë mundësi jeni një person mendjehapur dhe me shumë kreativitet, persona që i pëlqejnë punët që lidhen me fantazinë. Ju jeni dëgjues shumë të mirë, por jeni edhe të pasigurtë lidhur me disa aspekte të jetës, ndaj dhe dëshironi të fitoni pak më tepër siguri nga të tjerët.
Nëse keni menduar se nëna e djalit është gruaja me numrin 1, atëherë një nga pikat më të forta të karakterit tuaj është forca dhe këmbëngulja, aftësia për të mos u dorëzuar kurrë. Jeni persona të logjikshëm dhe racionalë dhe kjo ju ndihmon t’ia dilni mbanë edhe në situata të vështira. / bota.al