Kuriozitete

L.L. Zamenhof, mendja mjeshtërore e Esperantos

Screen Shot 2015-06-24 at 23.34.45

Zamenhof është mëndja mjeshtërore e Esperantos, gjuha më e suksesshme e krijuar artificialisht në botë. I lindur në 1859 dhe vdekur në 1917, Zamenfof ishte shumë, shumë i ndërgjegjshëm për konfliktet që kishin ekzistuar gjithmonë midis vendeve dhe njerëzve. Kur ishte i ri, ai kuptoi se shumë nga këto konflikte po ngjanin përmes gjuhëve të ndryshme. Ai krijoi Esperanton si një gjuhë Universale me shpresën se kushdo do të fliste në fund fare atë, dhe se do t’u jepte njerëzve të botës një bazë të përbashkët, mbi të cilën ata mund të bashkoheshin.

Sot, gjenden rreth dy milionë njerëz në botë të cilët flasin Esperanton. Ka gjithashtu një grup folësish të cilët besojnë se ZamenhofI është një zot që ua ka sjellë gjuhën njerëzve të Tokës. Njerëzit Omoto janë një grup njerëzish fetarë, të cilët ndjekin mësime të bazuara në Shintoizëm. Këndvështrimi I tyre për jetën, dhe drejtimi në të cilin të gjithë duhet të shkojmë, është i tillë sa është pabesueshmërisht i ngjashëm me qëllimet që Zamenhof kishte në mendje kur ai krijoi Esperanton. Ata besojnë se ai ka sjellë në Tokë gjuhën që flitet në Parajsë. Esperanto është një gjuhë e Paqes dhe e Unitetit dhe si e tillë është hyjnore. Duke e zgjeruar, sipas tyre, kështu është edhe krijuesi i saj. Omoto-t mbajnë Festivale të rregullta dhe prezantojnë lexime poezish, të gjitha në Esperanto. Ata përkthejnë tekstet e tyre në Esperanto dhe e përfshijnë njeriun që i krijoi ato në adhurimin e tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button