Bota

La Reconquista / Pas 28 vitesh burg, narkotrafikanti më i frikshëm meksikan, është rikthyer për të marrë perandorinë e El Chapos

 

screen-shot-2016-10-23-at-7-20-47-pm

Akti i parë. Joaquín Guzmán Loera, i quajtur “el Chapo”, luan shah në një tavolinë metalike. Askush nuk e di nëse djali i fshatarëve nga Badiraguato, Sinaloa, fshatar vetë ai përpara se të bëhej bosi më i fuqishëm i drogës në botë, është lojtar i zoti, por aftësia strategjike e demonstruar në tri dekadat e kaluara për t’ju shpëtuar forcave të rendit dhe krijuar një perandori gjiganteske të bëjnë të mendosh se po. Guzmán bën lëvizjen e tij, sposton një ushtar të bardhë apo një të zi, por nuk pret që kundërshtari i tij të përgjigjet. Guzmán është i mbyllur prej tri muajsh në një qeli izolimi 9 metra katror në burgun e sigurisë së lartë të Ciudad Juárez, afër me kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, qelia e pestë e tij pas shumë transferimesh dhe sidomos dy arratisjeve spektakolare që kanë rrezikuar të bien po aq qeveri në Mexicon City. Luan i vetëm. Informacioni sipas të cilit ish kreru i krerëve luan shah vjen nga Eduardo Guerrero Durán, shefi i administratës meksikane të burgjeve. Midis aktiviteteve të tjera të Guzmán janë leximi i Don Kishotit dhe i librave të vetëndihmës të autorëve amerikanë, 1 orë televizion në ditë, vizita dhe telefonata sporadike me të afërmit. Mesatarisht një herë në tri ditë kreut të madh i lejohet një orë pajdos, i rrethuar me roje që e survejojnë çdo sekondë. Në dy raste, ka thënë Guerrero për mediat, Guzmán ka pranuar vizita “intime” me “konkubine”. Nuk është jeta me të cilën kapoja ishte mësuar. Në burgun Puente Grande, gjatë viteve Nëntëdhjetë…

[real3dflipbook id=”1341″]

Leave a Reply

Back to top button