Bota

Lajm i fundit! Alarm terrorizmi në Kullën Eiffel. Turistët mbyllen brenda

Turistët janë mbyllur brenda Kullës Eiffel dhe Eurostari është evakuuar pas një alarmi për terrorizëm në Paris, që ka të bëjë me një person i cili “po sillej çuditshëm” këtë mbrëmje.

Njerzit kanë rendur të shkruajnë në mediat sociale për të ndarë pamje të vendit shumë popullor për turistët, që është mbyllur dhe rrethuar me polici.

Besohet se një person është arrstuar.

Një kordon policor rrethoi zonën teksa policët nuk lejuan njerëzit t’i afroheshin shumë kullës.

Bob Thomas shkruante në Tuiter: “A e di njeri se çfarë po ndodh në Kullën Eiffel? Eshtë mbyllur fare”.

Turisti i tha të përditshmes britanike Mirror: “Kemi ngecur në një nga këmbët e kullës. Na kanë mbyllur brenda. Eshtë mbyllur totalisht. Nuk ka ende asgjë zyrtare”. Ndërkohë, e përditshmja Express thotë se ka patur një person të armatosur. Alarmi vjen pas një tjetri disa orë më herët, kur ndodhi një evakuim i trenit Eurostar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button