Bota

LAJM I FUNDIT! Atentati / Tmerr në tregun e krishtlindjeve në Berlin. Kamioni futet mes turmës

Berlino, camion contro la folla: nove morti al mercatino di Natale

Almeno nove morti e 50 feriti. Media Usa: “L’Isis ha rivendicato l’attentato”. Arrestato l’autista, morto il complice

Mediat vendase flasin për të paktën nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Policia gjermane nuk përjashton mundësinë e një sulmi terrorist. Tabloidi britanik The USn, që ka cituar gazetën amerikane Uashington Tajms (e cila konsiderohet një gazetë pranë CIA-s) thotë se ISIS ka marrë përsipër autorësinë e atentatit.

Përmes rrjeteve sociale, policia gjermane u ka kërkuar banorëve të kryeqytetit që të qëndrojnë në shtëpi. Policia ka kërkuar të qëndorjnë karg nga Breitscheplatz, vendi ku ndodhi krimi, për të lejuar rrugë të lirë për ambulancat dhe zjarrfikësit, që t’u shkojnë në ndihmë të plagosurve.

Një javë para Krishtlindjeve, Gjermania ripërjeton tmerrin e Nicës në Francë, ku 86 persona u vranë nga një kamion që ngitej prej një ekstremisti islamik.

Një atentat ende i pa identifikuar mirë ka ndodhur të hënëën në mbrëmje në një treg krishtlindjesh në Berlin. Një kamion ka hyrë në BreitscheidPlatz në qëndër të qytetin duke shkaktuar deri tani 9 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur. Në ora 22, pra rreth një orë pas fillimit të ngjarjes policia ka njoftuar se ka në duar shoferin e prezumuar të atij që deri më tani konsiderohet si një atentat i ngjashëm me atë të Nisës.

Shoferi eci mbi një trotuar me maunen e tij në një nga zonat më turistike të Berlinit.

Disa minuta pas fillimit të tragjedisë një gazetar i Berliner MorgenPost arriti të filmoi ngjarjen.

Zëdhënësi i kancelares Anxhela Merkel njoftoi se ajo ndodhet në zi dhe uroi një shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Leave a Reply

Back to top button