Bota

LAJM I FUNDIT! Tjetër tërmet i fuqishëm godet Italinë qendrore

screen-shot-2016-10-30-at-09-17-49

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë pranë Norcias, në qendër të vendit, duke shkatërruar shumë godina. Tërmeti ka ardhur pothuaj dy muaj pasi një tjetër tërmet i madh shkaktoi vdekjen e pothuaj 300 njerëzve dhe shkatërroi disa qytete.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm ishte s=i shkallës 6.6 ballë, më i madh se ai i gushtit, dhe e kishte origjinën në një thellësi vetëm 1.5 km.

Nuk ka informacione të menjëhershme mbi viktima, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 68 km në juglindje të qendrës rajonale të Peruxhias, dhe shumë pranë qytetit të vogël të Norcias.

Murgjit në Manastirin e San Benedettos, një komunitet ndërkombëtar benediktin në Norcia, hodhën menjëherë në Tuiter një pamje të Bazilikës së Shën Benediktit, shkatërruar nga tërmeti. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button