Covid19

Lajm i mirë nga Danimarka, nuk ka përkeqësim të situatës pas heqjes së masave kufizuese

Përhapja e COVID-19 në Danimarkë nuk është përshpejtuar që kur vendi filloi një heqje graduale të kufizimeve në mes të prillit, tha Instituti Shtetëror i Serumit, i cili është përgjegjës për gatishmërinë kundër sëmundjeve infektive.

E ashtuquajtura normë R, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve që shkakton një person me virus, është rritur pak në dy javët e fundit por mbetet nën 1.0, tha instituti.

“Megjithatë, nuk ka shenja që epidemia e COVID-19 po shpejtohet”, tha ajo./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button