Bota

Lamtumira e hidhur e të mundurit

Screen Shot 2016-07-12 at 18.31.50Nga John Lloyd

Një frazë e thënë 50 vjet më parë nga një politikan konservator u kthye javën e kaluar të përndjekë plot dy kryeministra britanikë: “Çdo karriera politike përfundon në dështim”. Tony Blair, i futur në mënyrë të beftë në skenë, nga një raport shumë kritik në lidhje me vendimin e tij për të pushtuar Irakun në vitin 2003, po përballet me furinë e zemërimit popullor, që ka shpërthyer pas trembëdhjetë vitesh heshtje relative.

Dhe tani David Cameron i jep fund mandatit të tij si kryeministër pas gjashtë vjetësh. Arritjet e tij – ka udhëhequr konservatorët në një fitore të dytë vetëm vitin e kaluar dhe ka ngritur rritjen ekonomike në Britaninë e Madhe dhe ka mbajtur papunësinë e ulët, me më shumë zotësi se çdo lider tjetër evropian – ka të ngjarë të jenë të harruar, sepse ai ka humbur një bast që kishte vënë, për të mbajtur vendin në BE, përmes një referendumi.

Me partinë e tij, ai nënvlerësoi shkallën në të cilën klasa e punëtorëve dhe qytetarëve me të ardhura më të ulëta, kanë vuajtur nga kolapsi financiar i vitit 2008 dhe sa zët i kanë ata, pabarazitë e mëdha në shpërndarjen e pasurisë. Cameron do të mbahet mend për diçka më shumë se sa dështimi i tij, por gjithësesi më pak për arritjet e tij. Ai gabim i vetëm në llogaritjen e gjendjes së humorit të popullit britanik, megjithatë, ia dorëzon atë historisë, me një notë negative. Në të ardhmen, historianët mund ta shpëtojnë. Ndërkohë, këtë javë, do të dalë në pension me hidhërim. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button