Në 28 maj, në stadiumin Olimpico të Romës, Francesco Totti do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanelën verdhekuqe. Ja disa shifra pikante mbi numrin 10 të Romës.
1993
Në 28 mars, në moshën 16 vjeç (ka lindur në 24 shtator 1976), luajti për herë të parë në Serinë A gjatë minutave të fundit të ndeshjes Berisha-Roma. Ndeshja u fitua nga verdhekuqtë me rezultatin 2-0.
1
Numri i titujve të fituar nga kapiteni verdhekuq në karrierën e tij, gjatë sezonit 2000-2001. Ka fituar edhe dy Superkupa dhe dy Kupa të Italisë.
58
Ndeshje ka luajtur me kombëtaren e Italisë, me të cilën luajti për herë të parë në 10 tetor 1998 (Itali-Zvicër, 2-0). Me fanelën e kaltër ka shënuar 9 gola, ka fituar Botërorin në Gjermani në vitin 2006 dhe arriti në vendin e dytë në Europianin 2000.
26
Golat e shënuar në sezonin 2006-2007 (4 penallti). Falë atyre golave, Totti do të bëhej kryegolashënues i Serisë A dhe do të fitonte Këpucën e Artë, çmim që i jepet sulmuesit më të mirë në Europë.
2006
Në 19 shkurt, gjatë ndeshjes kundër Empolit, një ndërhyrje e mbrojtësit Richard Vanigli i shkakton thyerjen e kërcirit. Dikush flet edhe për fund karriere. Por kapiteni verdhekuq e rimerr veten dhe luan Botërorin e Gjermanisë.
2014
Në 25 nëntor, kundër CSKA të Moskës, Totti bëhet lojtari më i moshuar që ka shënuar në Champions League, afërsisht 38 vjeç dhe 59 ditë. /bota.al