Bota

Largohen nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë

Screen Shot 2016-07-16 at 09.20.31

Ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Efkan Ala ka larguar nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë anëtarë të Organizatës Terroriste FETÖ, njofton Anadolu Agency.

Ushtria ka kryer operacion ndaj Komandës Kryesore së 4-të të Bazës Avione ku ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar është duke u dërguar në zonë të sigurt.

Njoftohet se në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me përpjekjen për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste seperatiste FETÖ/PDY, në tërë Turqinë janë arrestuar 754 anëtarë të Forcave të Armatosura turke.

Helikopteri ushtarak që u përdor nga puçistët e organizatës terroriste separatiste FETO/PDY dhe i cili bombardoi TURKSAT-in, u rrëzua në Golbasi.

Kryeministri Yildirim: “I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazëta.”

Leave a Reply

Back to top button