Sport

Largohet Blatter. Ja çfarë më shtyu të lë FIFA-n

Screen Shot 2015-06-02 at 19.49.22

“Ndërkohë që kam mandatin nga anëtarësia e FIFA-s, nuk ndiej se kam një mandat nga e gjithë bota e futbollit – tifozët, futbollistët, klubet, njerëzit që jetojnë, marrin frymë dhe e duan futbollin po aq shumë sa ne në FIFA”. A pati presion të fortë nga amerikanët, deri në largimin e kreut të FIFA-s?

Pas hetimeve dhe arrestimeve të ditëve të fundit, që kanë tronditur FIFA-n dhe futbollin botëror, Sepp Blatter, pak ditë pas rizgjedhjes, ka deklaruar se dëshiron të japë dorëheqjen si President i FIFA-s. Një hap ky që pritej nga shumëkush, mbi të gjitha nga drejtuesit e UEFA-s si dhe nga federata të ndryshme, që gjatë votimit kishin shprehur preferencën etyre për Al Husseinin.

Blatteri ishte rizgjedhur javën që kaloi për herën e pestë radhaz në drejtim të qeverisë botërore të futbollit. Eshtë bërë e ditur se do të mblidhet ansambleja e përgjithshme për të zgjedhur zëvendësuesin. Sepp Blatteri ka thirrur një kongres të jashtëzakonshëm për në maj 2016, për të zgjedhur presidentin e ri të FIFA-s. E ka bërë të ditur vetë Blatteri, i saporizgjedhur, gjatë një konference të papritur për shtyp në Zyrih. “Lidhja ime e thellë me FIFA-n më detyroi që të marr këtë vendim. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur për presidencën e FIFA-s dhe që kanë ndihmuar futbollin. Për mua, të rëndësishme janë FIFA dhe futbolli”, ka pohuar ai.

Më tej, Blatteri ka shtuar: “Kam reflektuar thellë mbi këta 40 vitet e fundit, që kanë qenë tërësisht të lidhur me FIFA-n dhe me këtë sport që është futbolli. Dua vetëm më të mirën për FIFA-n dhe për futbollin. Për këtë arsye kisha vendosur të rikandidoja për presidencën, i bindur se ishte gjëja më e mirë për këtë organizatë. Zgjedhjet përfunduan, por jo sfidat për FIFA-n, ajo ka nevojë për një ristrukturim të thellë. Për këtë arsye kam thirrur një kongres të jashtëzakonshëm, me qëllim që të zgjidhet një president pas meje”, ka deklaruar ai./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button