Marrëdhënia mes Chelsea dhe Antonio Conte është në minimumet historike dhe trajneri italian mund të largohet nga pankina e Bluve të Londrës.
Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos në lidhje me objektivat e londinezëve, të kërkuar nga Conte, si Bonucci dhe Alex Sandro, e ardhmja e vetë trajnerit është në dyshim dhe Chelsea po vlerëson zëvendësuesit potencialë.
Sipas asaj që raporton “Telegraph”, objektivi numër një i Bluve të Londrës pas largimit të Contes, është Luis Enrique.
Ish-trajneri i Romës, ka lënë pankinën e Barcelonës, duke thënë se do të marrë një vit pushim.
Në të vërtetë, Chelsea është e gatshme të mbulojë me flori trajnerin spanjoll vetëm për ta bindur që të rikthehet menjëherë në detyrë, kësaj here në krye të pankinës së Bluve të Londrës, ndonëse qëllimi kryesor i këtyre të fundit është firmosja e rinovimit të kontratës me trajnerin aktual, Antonio Conte.