Marine Le Pen ashtu si Donald Trumpi, kundër gazetave dhe televizioneve. “Mediat kanë humbur besimin e popullit, i cili me të drejtë shkon në internet për t’u informuar!” Udhëheqësja e Frontit Nacional ka mbajtur një miting të blinduar në Nantë, ku dje ka patur përplasje mes antilepenistëve dhe policisë.
Ndërkohë, disa minibusë të mbështetësve të Frontit Nacional janë goditur me gurë në Nantë. Nuk ka patur të lënduar. /bota.al