Vota për Brexit “tregon se sa e bukur është historia” dhe britanikët, me këtë kanë dhënë “një sinjal lirie për të gjithë botën”. Kështu ka deklaruar udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine Le Pen në seancën plenare në Parlamentin Evropian.
“Populli britanik i ka bërë një përgënjeshtrim të përgjakshëm dhe i ka dhënë një shuplakë të fortë projektit europian, të bazuar mbi shantazhin dhe frikën,” shtoi ajo, sepse “për dekada të tëra, historia evropiane është ndërtuar kundër vullnetit të popullit”, të cilit i ishte imponuar një varfëri e përhershme, “në sajë të politikave absurde “./bota.al