Letersi

Legjenda e çuditshme e veprave të humbura të Ernest Hemingueit, në një tren parizien

Screen Shot 2016-03-18 at 09.45.27Të humbasësh disa orë punë është e tmerrshme, qoftë nëse është një roman i madh amerikan, qoftë nëse është një tezë kolegji. Por ajo që ndodhi me vite të tëra shkrime të Ernest Heminguejit në një tren në Paris është vërtetë material për legjendë – dhe mister. Në vitin 1922, bashkëshortja e parë e Heminguejit, Hadley, jetonte në Paris ndërkohë që Ernesti udhëtonte nëpër Europë si gazetar. Kur ai takoi një botues në Zvicër, i shkruajti të shoqes dhe i kërkoi të bashkohej me të në Gjenevë, bashkë me disa prej dorëshkrimeve të tij të pabotuara. Kështu Hadley paketoi katër vite prozë të Heminguejit në valixhen e saj dhe i hipi trenit për Paris. Pasi vendosi valixhen, e cila përfshinte të gjithë kopjet e karbonit të veprave, bashkë me origjinalet e tyre, në vendin e posacëm, ajo shkoi të marrë pak ujë. Kur u rikthye, valixhja kishte “ikur”.

Ndonëse kërkoi ndihmë nga ata që punonin në tren, valixhja nuk u gjet kurrë. Hadleyt iu desh të udhëtojë deri në Gjenevë duke menduar se cfarë do i thoshte të shoqit kur të mbërrinte. Asgjë prej veprave nuk u gjet ndonjëherë dhe autobiografia e Heminguejit e bën të qartë efektin shkatërrimtar që incidenti pati mbi të dhe marrëdhënien e tyre. Në atë kohë, ai jetonte mirë si gazetar, por nuk ishte aspak gjigandi i letërsisë që do të bëhej. Eshtë magjepsëse të mendosh për personin që vodhi valixhen, dhe zhgënjimin e tij kur e ka hapur dhe ka parë thjeshtë disa shkrime të një autori amerikan të panjohur./bota.al

Leave a Reply

Back to top button