Horizonti.al

Legjenda universale e ringjalljes së një Zoti

legjenda universale

Ringjallja e Jezusit është momenti kulminant për Kristianizmin, një moment unik që e vendos Krishtin si shpëtimtarine  vetëm. Të paktën kjo është ideja. Në të vërtetë, ideja e perëndive apo njerëzve të rëndësishëm, që vdesin për t’u ringjallur më vonë, ka ekzistuar prej mijëvjeçarësh. Kjo gjë përfshin historinë e Osirisit, perëndia i lashtë egjiptian lindja e të cilit u paralajmërua nga një yll, i cili u tradhëtua nga një shok, u vra, dhe më pas u ringjall.

Por ka edhe versione më pak eksplicitë. Kulti grek i Dionisit, thotë se figura kryesore e tij vritej çdo dy vjet, për t’u ngritur më pas në një datë të mëvonshme. Edhe Persefoni vdiste rregullisht, dhe shumë tradita pagane nga Skandinavia në Amerikën Qendrore, flasin për Zota që vdisnin dhe riktheheshin në jetë, ose njerëz që vdisnin dhe që riktheheshin si perëndi.

Ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, një tabletë historike e njohur si “Zbulimi i Gabrielit”, rrëfen historinë e një rebeli hebre me emrin Simon, i cili u vra nga romakët, për t’u ringjallur tre ditë më vonë. Dhe mendoni që është shkruajtur në vitin 4 para Krishtit, më shumë se 30 vjet para se Jezusi të bënte të njëjtën gjë, sipas asaj që thotë Bibla. Ose është një përkthim i gabuar, ose Biri i Zotit po bënte të njëjtën gjë që perëndi të tjera në kultura të ndryshme, e kishin bërë prej mijëvjeçarësh të tërë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button