Enciklopedike

LEGJENDAT E KRIJIMIT / Çekiçi i Perëndive

thor hammerHistoria dhe evoluimi i qenies njerëzore si dhe vetë krijimi i gjithësisë, ndër shekuj e mijëvjeçarë ka dominuar në mendjen dhe mendimet e qenieve inteligjente.

Si u krijuam, apo mos vallë nuk u krijuam, por erdhëm nga diku? Nëse po, atëherë nga ku erdhëm? Pse erdhëm? Cili është misioni ynë? Të gjitha këto pyetje dhe dilema do mbeten ndoshta enigma më e pa zgjidhur e njerëzimit. Edhe pse në etapa të ndryshme të evoluimit, qenia njerëzore është munduar ta zgjidhë këtë mister me të gjitha mënyrat dhe format, por deri më sot nuk ka mundur t’ia arrijë qëllimit. Qenie të lashtësisë shpërthejnë nga hapësira e lashtësisë, Perëndi dhe Përbindësha, që shpeshherë ziheshin me njëri-tjetrin dhe shumë herë bashkëpunojnë për të krijuar batalione ushtrish të pa vdekshme. Në disa mite të tjera, njeriu shfaqet si një para-produkt i kësaj procedure, ndërsa në të tjera thuhet se Bota u krijua vetëm për njeriun. Në vazhdim, iu paraqesim 10 mitet më dominuese të krijimit të Botës dhe të qenies njerëzore, të trashëguara nga civilizimet më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë.

Çekiçi i Perëndive: Mitologjia norvegjeze

Me një bollëk me Perëndi të fuqishme së bashku me Perëndesha joshëse, feja e lashtë norvegjeze dhe vendeve Skandinave, së bashku dhe me vendet gjermane, ofron legjendën ideale të Krijuesit për adhuruesit e përleshjes/mundjes, por dhe të muzikës Heavy Metal. Sipas traditës norvegjeze, para se të ekzistonte Toka (Midgard) ekzistonte Musepell, një vend i përfshirë në flakë, me roje, të cilët përdorin shpata flake, me gjithësinë e pafund boshe (Ginnungagap) dhe Niflheim, që ishte një zonë e mbuluar me akull. Kur i ftohti i Niflheim preku flakët e Muspell, gjiganti Ymir dhe lopa vigane Auehumla u shfaqën nga akujt e shkrirë. Në vazhdim, lopa vigane lëpiu Perëndinë Bor dhe bashkëshorten e tij, duke i sjell kështu ata në jetë. Çifti solli në jetë, Buri-n, që dhe ajo me radhë bëri tre djem, Odin, Vili dhe Ve-n. Tre djemtë kur u rritën vranë Ymir dhe nga trupi i tij krijuan: me mishin Tokën, nga kockat Malet, nga flokët pemët dhe me gjakun e tij lumenj, liqene dhe detin. Në fund, nga kafka e tij, perënditë krijuan qiellin bashkë me yjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close