HistoriHorizonti.al

Legjendat e vikingëve / Trekëndëshi shpërthyes i dashurisë: Gudrun, Kjartan dhe Bolli

Kjo histori dashurie tragjike, formëson bërthamën e sagës Laksdaela të shekullit XIII-të, bazuar me gjasë në njerëz dhe ngjarje të vërteta të shekullit X-të dhe XI-të. Gudrun e bukur dhe e shkathët- e martuar dy herë, e divorcuar, dhe e ve në moshë të hershme – bie në dashuri me Kjartanin karizmatik.

Megjithatë, babai i tij beson se Gudrun është shumë e pafat, ndaj përpiqet ta largojë Kjartanin nga marrëdhënia, duke e dërguar atë në një ekspeditë tregtare në Norvegji. Atje mbahet peng nga mbreti dhe gjatë mungesës së tij të gjatë, kushëriri, Bolli, e bind hezituesen Gudrun të martohet me të në vend të tij.

Kjartan kthehet pak më vonë, dhe Gudrun e kupton se ka bërë një gabim të tmerrshëm. Pendesa e saj ndez një seri ngjarjesh të rënda, që arrijnë kulmin kur Bolli vret kushëririn e tij të dashur, i cili i vdes në krahë, dhe pastaj vret veten në shenjë hakmarrje.

Në mënyrë intriguese, saga zbulon elementë të kulturës vikinge që pasqyrohen në botën moderne – për shembull, marrëveshjet para lindjes, liria për t’u divorcuar, konvertimi i detyruar në një fe, dhe të rinjtë që shkojnë në “udhëtime jashtë vendit”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button