Sport

Leo Messi bllokoi ardhjen e Kutinjos nga Liverpuli

Ylli i Barcelonës, Leo Messi 30 vjeç, kishte një rol në pengimin e ardhjes së futbollistit brazilian të Liverpulit, Kutinjo në Kamp Nou. Arsyeja është se Messi nuk do të donte që Ivan Rakitiç, apo Serxhi Roberto, të përdoreshin për shkëmbim për blerjen e futbollistit brazilian, aq të kërkuar nga Barcelona. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta lokale e Liverpulit, Liverpool Echo.

Mësohet se në orët e fundit Barcelona është tërhequr nga përpjekja për blerjen e Kutinjos dhe tashmë i ka përqëndruar forcat në blerjen e Dembelesë, Siresë dhe së fundi edhe Angel Di Marias. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button