Bota

Lëshohen fletëarreste ndërkombëtare për zyrtarë rusë, të afërt me Putinin

Screen Shot 2016-05-04 at 07.06.27Figurat e politikës ruse dhe ish-zyrtarë të qeverisë që kanë lidhje të ngushta me Putinin ndodhen në mesin e dhjetëra figurave që thuhet se janë anëtarë të dy bandave të organizuara kriminale ruse, që kërkohen me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga një gjyqtar spanjoll.

Lista me të afërmit e Putinit, e emëruar nga gjykatësi spanjoll Jose de la Mata, përfshin zyrtarë të tanishëm dhe të kaluar rusë në sektorë të zbatimit të ligjit, çështjeve juridike, ekonomike, bankare dhe ushtarake.

Emrat e përmendur thuhet se janë anëtarë të bandave kriminale ruse Tambovskaya dhe Malyshevskaya.

Akuzat përfshijnë vrasje, trafikim ilegal të armëve, zhvatje, mashtrim, falsifikim, mitmarrje, trafikim të drogave, dhe shpëlarje parash.

Në listën e të përmendurve janë Vladislav Reznik, zëvendëskryetar i Komitetit Financiar të Dumas Ruse, dhe Nikolai Nikolaevich Aulov, kryetar i Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme.

Zyra e Aulov tha se akuzat janë të motivuara politikisht dhe kanë për qëllim diskreditimin e zyrtarëve rusë./REL

Leave a Reply

Back to top button